Debati për votën e diasporës, Sulo-Hitajt: Po përdoret skema e patronazhimit, kanë nisur presionet…

Shqipëria

Debati për votën e diasporës, Sulo-Hitajt: Po përdoret skema e patronazhimit, kanë nisur presionet…

Më: 4 nëntor 2024 Në ora: 21:56
Sulo-Hitaj

Analisti Arion Sulo dhe gazetari Arbër Hitaj debatuan në emisionin “Open” në News24 lidhur me takimet e Kryeministrit Edi Rama me diasporën.

E ndërsa Sulo e konsideron shkelje ligji faktin që Kryeministri bën fushatë me paratë e taksapaguesve, Hitaj tha se nuk ka asgjë të keqe që Kryeministri të kërkojë vota, pasi ai merret me politikë.

Debati

Sulo: Pastronazhimi që këto i bëjnë diasporës është i njëjtë me atë që i bëjnë shqiptarëve këtu. Dhe ajo që po ndodh është se do i bëjnë presion me vendet e punës së të afërmve që kanë në Shqipëri.

Hitaj: Kjo është e pamundur. Problemi që kam unë shtë fakti se emigrantëve u kërkohet të paguajnë postën. Nuk besoj se do të funksionojë skema e patronazhimit dhe presioneve me emigrantët.

Sulo: Ky është viti i 12 që Rama është në pushtet dhe ky që i ka larguar shkon e u kërkon votat.

Hitaj: Atëherë ata që janë larguar nga Rama nuk kanë pse të votojnë për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat