Bushati: SPAK t’i kishte shkuar në zyrë, por janë leg*na

Shqipëria

Bushati: SPAK t’i kishte shkuar në zyrë, por janë leg*na

Më: 4 nëntor 2024 Në ora: 23:39
Andi Bushati

Analisti Andi Bushati komentoi për foton e kryeministrit Edi Rama në një ndeshje të NBA-së, ku biletat arrinin çmime marramendëse.

Bushati kritikoi qëndrimin e kryeministrit, duke theksuar se një politikan duhet të japë llogari për veprimet e tij, gjë që, sipas tij, nuk ndodh në Shqipëri.

Ai theksoi se SPAK-u duhej të kishte reaguar menjëherë pas kthimit të Ramës në vend. Bushati u shpreh se autoritetet shqiptare po tregohen të paafta dhe të përulura.

Analisti e përshkroi SPAK-un si një institucion që nuk po përmbush detyrën e tij në raport me drejtësinë dhe transparencën.

“Ai njeri është aty për të dhënë llogari, jo në këtë sistemin që kemi këtu, ku nuk jep fare. Ligji e gjykon këtë, por nuk po ndalem, se jemi bërë baltë me këto.

SPAK-un duhej ta kishte të nesërmen në zyrë ai, sapo ishte kthyer në Shqipëri pasi i doli fotografia. Por ata janë ca legena që janë më keq se ata të Gardës.”- tha Bushati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat