Një sasi e vogël lëndë plasëse ka shpërthyer në një godinë boshe, në rrugën dytësore Tiranë-Vorë.
Sipas policisë së kryeqytetit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:55.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.