Një operacion i përbashkët antidrogë mes Shqiperise dhe Italise kundër një grupi kriminal në fushën e narkotikëve po zhvillohet në Tiranë, Lezhë, Elbasan dhe Durrës.
Mësohet se rrjeti në fjalë trafikonte lëndë narkotike drejt Italisë.
Operacioni po zhvillohet në bashkëpunim me palën Italiane.
Ndërkohë mësohet se deri më tani janë kapur tre persona në Shqipëri.
Po ashtu edhe në Itali mësohet se janë kapur disa persona.
Operacioni është nën drejtimin e Prokurorisë së Posacme.