Rama: Gjatë restaurimit të pikturës murale në Kishën e Shna Ndout dolën në dritë portrete dhe figura shenjtorësh

Shqipëria

Rama: Gjatë restaurimit të pikturës murale në Kishën e Shna Ndout dolën në dritë portrete dhe figura shenjtorësh

Më: 5 nëntor 2024 Në ora: 13:27
Foto ilustrim

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se gjatë restaurimit të pikturës murale në Kishën e Shna Ndout dolën në dritë portrete dhe figura shenjtorësh.

“Punimet konsistuan në konsolidimin e shtresave përgatitore dhe pelikulit piktorik, pastrimin nga mbivëniet me gëlqere dhe llaç, pastrimin nga kripërat si dhe zëvendësimin e bordurimeve dhe stukimeve të vjetra”, shkruan Rama krahas imazheve.

Postimi i plotë: 

😍Dalin në dritë portrete dhe figura shenjtorësh gjatë punimeve për konservimin/restaurimin e pikturës murale në Kishën e Shna Ndout në Kepin e Rodonit⛪️

👷⛏️🛠️Punimet konsistuan në konsolidimin e shtresave përgatitore dhe pelikulit piktorik, pastrimin nga mbivëniet me gëlqere dhe llaç, pastrimin nga kripërat si dhe zëvendësimin e bordurimeve dhe stukimeve të vjetra✍️

🖼️Piktura murale e kësaj kishe bashkë me atë të Kishës së Shëlbuemit në Rubik ishin në fokusin e programit të #EU4Culture gjatë këtij viti për restaurimin e veprave të artit ndërsa ndërhyrjet u realizuan nga restauratorja Edlira Çaushi dhe ekipi i saj. Specialistët e Sektorit të Veprave të Artit në IKTK kanë mbikqyrur nga afër ecurinë e këtyre punimeve👏👏👏

*Kisha e Shna Ndout në Kepin e Rodonit është monument i trashëgimisë kulturore me një arkitekturë romaniko-gotike e shek. XIV

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat