Bujqësia e shëndetësia, më shumë para/ Malaj: Sektori bujqësor do të përfitojë 150 milionë euro

Shqipëria

Bujqësia e shëndetësia, më shumë para/ Malaj: Sektori bujqësor do të përfitojë 150 milionë euro

Më: 5 nëntor 2024 Në ora: 14:26
Foto ilustrim

Bujqësia do të marë më shumë financim nga arka e shtetit vitin që vjen. Gjatë diskutimit në komisionin e ekonomisë minsitri i financave Petrit Malaj tha se Shqipëria ka pasur një rritje të fondeve për këtë sektor vit pas vit duke arritur në rreth  150 mln euro për vitin e ardhshëm. Shpenzimet për vitin 2025 janë planifikuar të rriten me  rrteh 7 milionë euro, krahasuar me vitin aktual.

Në fokus të buxhetit për vitin e ardhshëm do të jetë edhe shëndetësia  e mbrojtja sociale.

Kreu i financave sqaroi se  në projektbuxhet nuk është përfshirë skema e rishikuar e pensionve dhe kjo do të reflektohet në momentin që do jetë gati.Me rritjë në buxhetin e ardhshëm është vetëm fondi për bonusin.

Deputetë të maxhorancës i këkruan kreut të financave që të hartojnë sa më një rishikim të skemës së ndihmës ekonomike dhe të pensioneve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat