Jozefina Topalli caktohet si drejtuese politike! Tomorr Alizoti merr vendin e Ervin Salianjit në Elbasan! Kavaja i caktohet Fisnik Qoses

Shqipëria

Jozefina Topalli caktohet si drejtuese politike! Tomorr Alizoti merr vendin e Ervin Salianjit në Elbasan! Kavaja i caktohet Fisnik Qoses

Më: 5 nëntor 2024 Në ora: 16:30
Foto ilustrim

Pas burgosjes së Evin Salianjit, me firmën e Sali Berishës, PD ka vendosur që drejtues politik në qarkun Elbasan, deputetin Tomor Alizoti.

Ndërsa Jozefina Topalli është caktuar drejtuese politike për Diasporën.

Në Kavajë është caktuar Fisnik Qose, i cili njëkohësisht mban postin e deputetit në këtë bashki.

Kujtojmë se disa ditë më parë, Berisha ka deklaruar se Ervin Salianji do të drejtojë nga qelia fushatën e Partisë Demokratike për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Berisha u shpreh se Salianji do të jetë i deleguar nderi në qarkun e Elbasanit, duke shtuar se “guximi i tij për të mbrojtur të vërtetat dhe interesin publik të qytetarëve shqiptarë ka mirënjohjen më të thellë të qytetarëve të Elbasanit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat