Jorida Tabaku akuzon qeverinë: Pseudobetejë kundër informalitetit, krizë në bujqësi dhe mungesë rritjeje të pensioneve në projektbuxhetin 2025

Shqipëria

Jorida Tabaku akuzon qeverinë: Pseudobetejë kundër informalitetit, krizë në bujqësi dhe mungesë rritjeje të pensioneve në projektbuxhetin 2025

Më: 5 nëntor 2024 Në ora: 18:32
Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë dhe Financave ku ishte i pranishëm Ministri i Financave, ka shprehur kritika të ashpra ndaj projektbuxhetit 2025 të propozuar nga qeveria. Ajo theksoi se qeveria po zhvillon një “pseudobetejë” kundër informalitetit, po godet profesionet e lira dhe shtresën e mesme, po injoron krizën në bujqësi dhe nuk parashikon rritje të pensioneve.

Tabaku vuri në pikëpyetje efektivitetin e fushatës së qeverisë kundër informalitetit, e cila pretendon të mbledhë 10 milionë euro shtesë nga sigurimet shoqërore. Ajo shprehu dyshime se kjo shumë është e pamjaftueshme për të mbuluar deficitin e skemës së pensioneve prej luftës kundër informalitetit, parate4 nga buxheti pe4r pensionet janë 450 milionë euro kurse të ardhurat nga informalitetit janë 10 mln euro.

“Me cilën llogari i del qeverisë se kjo vlerë do të mbulojë 450 milionë euro që dalin nga buxheti për pensionet? Si del llogaria që kjo fushatë e informalitetit dhe këto 10 milionë euro ekstra do të mbulojnë 450 milionë euro? ” – deklaroi Tabaku.

Deputetja kritikoi ashpër qeverinë për moskthimin e taksës së konsideruar antikushtetuese ndaj profesioneve të lira, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Ajo akuzoi qeverinë për trajtim me dy standarde dhe për goditje të shtresës së mesme.

“Çfarë e pengon qeverinë që të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese? Si deputete kam bërë një propozim për Ligjin për Tatimin mbi të Ardhurat për të rregulluar këtë problematikë. Pse i trajtoni njerëzit me dy standarde? ” – u shpreh ajo.

Tabaku shprehu shqetësim për gjendjen e bujqësisë, duke theksuar se skema aktuale e TVSH-së po falimenton sektorin. Ajo kritikoi Ministrinë e Bujqësisë dhe Ministrinë e Financave për mungesën e veprimeve konkrete për të adresuar këtë çështje.

” Mbeta pa fjalë pasi pashë që Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Financave kanë të njëjtin mendim për skemën e TVSH-së që sot po falimenton bujqësinë. Skema e TVSH-së në bujqësi a do ketë ndonjë ndryshim këtë vit apo jo? Cilat janë politikat e bujqësisë në skemën e TVSH-së? ” – pyeti Tabaku.

Deputetja kritikoi qeverinë për mungesën e rritjes së pensioneve në projektbuxhetin e vitit 2025. Ajo kërkoi sqarime mbi statusin e propozimeve ligjore për minimumin jetik dhe pensionin minimal prej 120 mijë lekësh, të cilat janë ende pa përgjigje. “A ka ndonjë masë qeveria për sa i takon pensionit minimal? Apo ky tur është propagandë meqë ajo rritja qesharake e pensioneve nuk kënaqi askënd veç qeverisë? ” – tha ajo.

Tabaku shprehu zhgënjim për refuzimin e vazhdueshëm të amendamenteve të propozuara nga ajo dhe Partia Demokratike që nga viti 2013. Ajo kritikoi kolegët deputetë që kanë filluar të propozojnë ligje vetëm pak muaj para zgjedhjeve.”Më vjen çudi për ca kolegë që janë kujtuar që ka zgjedhje pas 5 muajsh dhe kanë nisur të propozojnë tani ligje, ” – përfundoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat