Gazment Bardhi nga Lushnja: Sjellja e Ramës me fermerët është kriminale dhe çnjerëzore

Shqipëria

Gazment Bardhi nga Lushnja: Sjellja e Ramës me fermerët është kriminale dhe çnjerëzore

Më: 5 nëntor 2024 Në ora: 21:23
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD dhe Drejtuesi Politik i Qarkut Lushnje Gazment Bardhi

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD dhe Drejtuesi Politik i Qarkut Lushnje Gazment Bardhi, ka vijuar edhe sot takimet me strukturat e partisë, ku ndalesa e rradhës ishte Lushnja.

Bardhi ka hedhur akuza nga qeverisë së Edi Ramës, duke u shprehur se sjellja e Edi Ramës me fermerët, mungesa e mbështetjes dhe abuzimi me fondet e tyre, është më shumë se kriminale, është çnjerëzore.

“Do jemi në çdo derë, në çdo lagje, në çdo fshat, në çdo qytet, për të ndërtuar të gjithë bashkë projektin e transformimit për mirë të qarkut të Fierit dhe gjithë Shqipërisë.

Sot në Lushnje, me strukturat e partisë në Bubullimë dhe Kolonjë. Në fokus organizimi elektoral i partisë. Sjellja e Edi Ramës me fermerët, mungesa e mbështetjes dhe abuzimi me fondet e tyre, është më shumë se kriminale, është çnjerëzore! Fermerët janë lënë në harresë ndërsa Shqipëria ka humbur 12 vjet me qeverisjen e korruptuar të Edi Ramës. Të gjithë sëbashku të bëjmë realitet ndryshimin për mirë të Lushnjes, qarkut Fier dhe Shqipërisë”, tha Bardhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat