Bumçi: Fitorja e Trump-it, histori frymëzimi për të gjithë ata që e kanë botën kundër. Njësoj si Rama këtu, u përdor sistemi i drejtësisë ndaj kundërshtarit, por Trump ia doli

Shqipëria

Bumçi: Fitorja e Trump-it, histori frymëzimi për të gjithë ata që e kanë botën kundër. Njësoj si Rama këtu, u përdor sistemi i drejtësisë ndaj kundërshtarit, por Trump ia doli

Më: 6 nëntor 2024 Në ora: 10:10
Aldo Bumçi

Donald Trump është rizgjedhur President i SHBA-ve. Republikani ka thyer rekordin duke rrëzuar çdo parashikim të sondazheve dhe mediave amerikane duke fituar dy mandate në krye të presidencës së SHBA-ve.

Kur janë numëruar mbi 80% e votave duket se Trump ka korrur një fitore spektakolare përballë Harris.

Ish-ministri i Jashtëm i Shqiërisë Aldo Bumçi në një intervistë dhënë në studion e lajmeve në “Ora News” komentoi rezultatin e zgjedhjeve.

“Fjalimi i fitores i Donald Trump ishte një fjalim me shumë hir. Një fjalim niste pajtimin e madh për të sjellë paqen në Amerikë, një vend që ka kaluar një periudhë shumë të vështirë polarizimi të skajshëm.

Kjo është një ngjarje e jashtëzakonshme. Zgjedhjet në SHBA janë të rëndësishme se zgjidhet personi më i rëndësishëm i Botës.

Por përtej kësaj kemi një rikthim të jashtëzakonshëm të Donald Trump, një histori e jashtëzakonshme personale politike.

Demokracia në Amerikë ishte në një krizë të thellë dhe të imagjinosh që në SHBA t’i hiqet nga fleta e votimit të ish-presidentit dhe kandidatit për president që ishte dhe në sondazhe përpara, ishte e paimagjinueshme. Të hapen 4 çështje penale me gati 120 akuza, vetëm se deklaroi se do të rikandidonte. Pra, u pa një përdorim i sistemit të drejtësisë në këtë mënyrë në demokracinë më të fuqishme të botës ishte tregues që gjërat nuk janë mirë.

Izolimi që i bënë mediat nga rrjetet sociale. Presidenti i Amerikës nuk ishte më në rrjetet sociale aty ku janë sot diktatorët e botës. Pra, kjo është historia brenda kësaj historie të madhe.

Askush nuk e mendonte që pas gjithë këtyre vëshirësive dhe sulmeve që iu bënë që Trump-i do mund të rikthehej pas 202-ës. Kjo është frymëzim për të gjitha forcat politike demokratike në Botë. Sepse e kundërta do të ishte një lajm trishtues, sepse nuk kishte më autoritet moral që t’i kërkonte diktaturave në botë.

Vlerat e buta ishin zbehur, dhe ky rikthim tregon që kjo fitore është edhe atyre njerëzve që e kanë të gjithë botën kundër.”, u shpreh ish-deputeti i Partisë Demokratike Aldo Bumçi.

Donald Trump mori drejtimin e Partisë Republikane dhe më pas Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e 2016, duke bërë kështu që edhe me zgjedhjet e 2024 të fitojë 2 mandate presidenciale.

Ai është presidenti i dytë në historinë e SHBA që fiton mandate jo të njëpasnjëshme. I pari ishte Grover Cleveland.

Senatori JD Vance do të bëhet zëvendëspresidenti i 50-të i Shteteve të Bashkuara.

Votuesit shprehën zhgënjim të thellë me administratën e Bidenit dhe Trump performoi më shumë në zonat urbane, veçanërisht me burrat.

Trump mposht zëvendëspresidenten Harris, e cila hyri në këtë garë pak më shumë se 100 ditë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat