Ndoqi zgjedhjet në SHBA, Vokshi: Fitorja e Trump përtej pritshmërive, “Poll”-et dështuan. Ja pritshmëritë e amerikanëve

Shqipëria

Ndoqi zgjedhjet në SHBA, Vokshi: Fitorja e Trump përtej pritshmërive, “Poll”-et dështuan. Ja pritshmëritë e amerikanëve

Më: 6 nëntor 2024 Në ora: 10:32
Albana Vokshi

Donald Trump është rizgjedhur President i SHBA-ve. Republikani ka thyer rekordin duke rrëzuar çdo parashikim të sondazheve dhe mediave amerikane duke fituar dy mandate në krye të presidencës së SHBA-ve.

Kur janë numëruar mbi 80% e votave duket se Trump ka korrur një fitore spektakolare përballë Harris.

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një lidhje me skype në studion e lajmeve në “Ora Neës”, komentoi fushatën zgjedhore dhe fitoren e republikanit Donald Trump.

“Ishte një eksperiencë shumë interesante. Kjo ishte një fitore jo vetëm e Donald Trumpit, por ishte një fitore në të gjitha nivelet e Republikanëve, që i kanë marrë të gjitha.

Është një fitore që tashmë po zyrtarizohet edhe nga liderët e të gjithë botës. Pra është një fitore përtej pritshmërive të të gjithë atyre që merren me zgjedhjet dhe që merren me Poll-et.

Pensinvalnia ishte shteti që bënte diferencën në këto zgjedhje.

Është një fitore që do të ndikojë në të gjithë botën, dhe kryesisht në marrëdhëniet me Evropën dhe vetë Bashkimin Evropian.

Ajo që e shprehin edhe amerikanët, është se Donald Trumpit iu dha nga të gjithë një mandat dhe pritshmëritë tashmë janë tejet të larta nga votuesit amerikan, me të cilët duhet të realizojë premtimet.

Trupi do të fokusohet tek ekonomia amerikane, dhe gjykoj se bashkë me mesazhet në mbrojtje të familjes dhe luftën kundër krimit, ishin mesazhet e duhura që i sollën dhe fitoren”, u shpreh deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi.

Donald Trump mori drejtimin e Partisë Republikane dhe më pas Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e 2016, duke bërë kështu që edhe me zgjedhjet e 2024 të fitojë 2 mandate presidenciale.

Ai është presidenti i dytë në historinë e SHBA që fiton mandate jo të njëpasnjëshme. I pari ishte Grover Cleveland.

Senatori JD Vance do të bëhet zëvendëspresidenti i 50-të i Shteteve të Bashkuara.

Votuesit shprehën zhgënjim të thellë me administratën e Bidenit dhe Trump performoi më shumë në zonat urbane, veçanërisht me burrat. Trump mposht zëvendëspresidenten Harris, e cila hyri në këtë garë pak më shumë se 100 ditë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat