Sekretari organizativ i PD Klevis Balliu ka reaguar me një postim në faqen e tij ne facebook pas zgjedhjes së Donald Trump si President i SHBA.
Mesazhi:
Sot bota është më e sigurt, sot bota është e lirë!
Presidenti Trump është një shpresë, për të gjithë botën.
Ai është garanci për një Amerikë të fortë dhe të sigurt e cila premton dhe siguron mbrojtjen e demokracisë në mbarë botën.
Prej kohësh qoftë në vëndin tonë dhe në shumë të tjera demokracia është goditur nga administrata, që kishin ne fokus hallin e shoqatave se sa të shtetit.
Kjo fitore është goditje për të gjithë pushtetarët autokratikë, që kanë ngritur regjime mafioze duke shkatëruar sistemin demokratik dhe cënuar rëndë shtetin ligjor.