Berisha uron fitoren e Trump: Amerikanët votuan kundër përpjekjeve për t’u diktuar udhëheqësin dhe kundër mafies së Sorosit

Shqipëria

Berisha uron fitoren e Trump: Amerikanët votuan kundër përpjekjeve për t’u diktuar udhëheqësin dhe kundër mafies së Sorosit

Më: 6 nëntor 2024 Në ora: 10:51
Ilustrim

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, reagoi pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale.

Mesazhi i PLOTË

Kombi i madh amerikan në zgjedhjet e tij më historike riktheu madhërishëm në Shtëpinë e Bardhë, President të 47-të të SHBA, Zotin Donald Trump.

Me votën e tyre plebishitare, qytetarët amerikanët u ngritën mbi hipokrizinë, mashtrimin, përpjekjet për t’ iu diktuar me të gjitha mjetet udhëheqësin e tyre dhe rikthyen, zgjodhën për të ardhmen e ndritur që meritojnë, Donald Trump President të 47-të të vendit të tyre.

Ata votuan për vlerat themelore të njeriut dhe njerëzimit që ndajnë dhe mbrojnë njerëzit e lirë në mbarë botën, votuan për begatimin e tyre dhe paqen në botë. Me Presidentin Donald Trump, SHBA, aleatët dhe partnerët e tyre në këtë kohë luftërash janë më të sigurtë se kurrë më parë.

Por qytetarët amerikanë votuan gjithashtu për shpëtimin e vendit të tyre dhe jo vetëm atij nga mafia më e rrezikshme e kohërave, mafia e George Soros.

Në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë, parti simotër prej tre dekadash e Partisë Republikane, uroj përzemërsisht fitoren historike të Presidentit të 47-të të SHBA Donald Trump, kandidatëve të kësaj partie në drejtimin e Kongresit të SHBA dhe shpreh besimin se marrëdhëniet tradicionale midis dy vendeve dhe dy partive do të njohin zhvillime të shkëlqyera.

Zoti i bekoftë SHBA, kombin dhe Presidentin e tyre!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat