“Mos më ndiq më!”/ Si ndodhi plagosja në Korçë, ish-partnerja e ndaloi në rrugë, autori me precedentë të mëparshëm

Shqipëria

“Mos më ndiq më!”/ Si ndodhi plagosja në Korçë, ish-partnerja e ndaloi në rrugë, autori me precedentë të mëparshëm

Më: 6 nëntor 2024 Në ora: 11:27
Foto ilustrim

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me plagosjen në Korçë.

Gazetarja Lorena kodra raporton se autori ka qenë duke kaluar në rrugë në lagjen 4 të qytetit, kur ish-partnerja e tij e ka ndaluar dhe i ka kërkuar të mos vazhdojë ta ndjekë më.

Në atë moment, konflikti është agravuar dhe Ilia Cani ka nxjerrë thikën duke e plagosur ish partneren.

Sipas informacioneve, autori Ilia Cani ka qenë i dënuar më parë edhe për përndjekje.

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, në lagjen nr. 4, shtetasi I. Ç., 41 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës thikë shtetasen M. Ç., e cila u dërgua për mjekim, në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar, shtetasi I. Ç.(i arrestuar dhe më parë për përndjekje të kësaj shtetaseje), është kapur nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat