Marrëveshja Rama- Meloni/ Me vetëm tetë emigrantë në bord, anija “Libra” niset drejt Shqipërisë

Shqipëria

Marrëveshja Rama- Meloni/ Me vetëm tetë emigrantë në bord, anija “Libra” niset drejt Shqipërisë

Më: 6 nëntor 2024 Në ora: 11:55
Foto ilustrim

Anija Libra është nisur sërish drejt Shqipërisë, për të transportuar emigrantët që kërkojnë të hyjnë në territorin italian ilegalisht.

La Repubblica njofton se në bordin e anijes janë tetë emigrantë.

Fillimisht ishte planifikuar që të ishin nëntë persona ata që do të silleshin drejt kampit të Gjadrit, por personi i nëntë, i cili ishte me origjinë nga Bangladeshi, u gjykua se ishte shumë e moshuar dhe me shëndet të dobët.

Kujtojmë se anija ushtarake “Libra” ka një kapacitet për transportin e rreth 200 pasagjerëve, por se janë të paktë ata emigrantë që i nënshtrohen procedurave të përshpejtuara kufitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat