Aksident në aksin rrugor Levan-Tepelenë, makina del nga rruga, plagoset efektivi i policisë

Shqipëria

Aksident në aksin rrugor Levan-Tepelenë, makina del nga rruga, plagoset efektivi i policisë

Më: 6 nëntor 2024 Në ora: 12:35
Pamje nga aksidenti

Një efektiv policie ka mbetur i plagosur pas një aksidenti të ndodhur në aksin Levan-Tepelenë.

Mesohet se aksidenti ndodhi rreth orës 08:45, ku shtetasi L. K., 46 vjeç (punonjës policie, jashtë shërbimit), duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. (foto ilustruese)

Nga aksidenti është dëmtuar lehtë shtetasi L. K., i cili mori ndihmën mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe AMP po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat