Kuvendi i mbylli derën, PD: Gjykata Administrative shfuqizoi vendimin

Shqipëria

Kuvendi i mbylli derën, PD: Gjykata Administrative shfuqizoi vendimin

Më: 6 nëntor 2024 Në ora: 13:17
Kuvendi i Shqipërisë

Partia Demokratike njofton se Gjykata Administrative ka shfuqizuar vendimin, për përjashtimin e deputetëve të PD-së nga Kuvendi.

Demokratët pretendojnë se me këtë vendim që sot ata duhet të kthehen në tryezat e punës pa pengesa nga garda.

Një ditë më parë Gazment Bardhi lajmëroi se demokratët do t’i rikthehen normalitetit në Kuvend, për projekt-buxhetit 2025.

Sot në komisionet parlamentare, edhe pse kryetari i grupit parlamentar paralajmëroi se do të paraqiteshin edhe deputetët me masë ndëshkimore u shfaqën vetëm ligjvënësit e papërjashtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat