Partia Demokratike njofton se Gjykata Administrative ka shfuqizuar vendimin, për përjashtimin e deputetëve të PD-së nga Kuvendi.
Demokratët pretendojnë se me këtë vendim që sot ata duhet të kthehen në tryezat e punës pa pengesa nga garda.
Një ditë më parë Gazment Bardhi lajmëroi se demokratët do t’i rikthehen normalitetit në Kuvend, për projekt-buxhetit 2025.
Sot në komisionet parlamentare, edhe pse kryetari i grupit parlamentar paralajmëroi se do të paraqiteshin edhe deputetët me masë ndëshkimore u shfaqën vetëm ligjvënësit e papërjashtuar.