Dënimet me përjashtim 40-60 ditë të deputetëve të opozitës, Gjykata Administrative rrëzon Kuvendin: Masa u mbaroi në 13 tetor

Shqipëria

Dënimet me përjashtim 40-60 ditë të deputetëve të opozitës, Gjykata Administrative rrëzon Kuvendin: Masa u mbaroi në 13 tetor

Më: 6 nëntor 2024 Në ora: 15:09
Kuvendi i Kosovës

Deputetët demokratë, të cilëve iu mbyll dera e Kuvendit pas kaosit të krijuar në seancën plenare, në fund shtatorit mund të rikthehen pa pengesa në tryezat e punës.

Gjykata Administrative rrëzoi Kuvendin duke anuluar masat ndëshkimore nga 10 ditë deri në dy muaj, për 24 demokratët rebelë të cilët i vunë flakën karrigeve të tyre dhe u përplasën me gardën si brenda dhe jashtë dyerve të seancës plenare.

Gjykata vlerëson se tre deputetë, Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Bledion Nallbati, për aktet e kryera në Kuvend duhet të ishin ndëshkuar jo me 60 ditë por me 10 ditë, duke vlerësuar se ndëshkimi i tyre duhet të kishte përfunduar me 13 tetor, ndërsa deputet e tjerë, të cilët kishin një masë ndëshkimore që varionte nga 10 deri në 40 ditë duhet të dënoheshin vetëm me 5 ditë dhe duhet të riktheheshin në punë në datën 8 tetor.

Megjithëse masat ndëshkimore ishin drejt përfundimit, me këtë vendim përjashtimet quhen të ezauruara dhe demokratët ato mund të kalojnë pragun e Parlamentit pa pengesa duke nisur nga seanca e së enjtes.

Më 18 tetor demokratët trokitën në derën e Gjykatës Administrative duke paditur Kuvendin e Shqipërisë për ndëshkime që binin ndesh me Kushtetutën dhe Rregulloren e rrëzuar edhe nga Gjykata Kushtetuese, pasi Parlamenti kishin refuzuar kërkesën e tyre për anulimin e masave.

Vendimi i Gjykatës Administrative megjithëse aplikohet menjëherë, ekzekutohet menjëherë, është i apelueshëm dhe Kuvendi ka të drejtën ta kundërshtojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat