Shpërthimi në Don Bosko/ Reagon policia: I ngjashëm me lëndët plasëse, nuk ka të lënduar

Shqipëria

Shpërthimi në Don Bosko/ Reagon policia: I ngjashëm me lëndët plasëse, nuk ka të lënduar

Më: 6 nëntor 2024 Në ora: 21:10
Policia shqiptare

Një shpërthim në një banesë të pabanuar dyshohet se ka ndodhur në Don Bosko.

Policia është njoftuar nga qytetarët për shpërthimin dhe po shkon në vendin e ngjarjes, për ta verifikuar.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 06.11.2024, rreth orës 19:50, në rrugën “Robert Naci”, në oborrin e një banese në ndërtim në pronësi të shtetasit A. B. është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike. Si pasojë janë thyer xhamat e katit të 3-të të një banese tjetër private.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat