Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në një emision televiziv është shprehur se për kryeministrin dhe bashkëpunëtorët e tij po nuk vodhe, po nuk bëre kulla, po nuk korruptove dhe po mos të korruptohesh, fle gjumë.
Sipas Bashës, definicioni i kryeministrit aktual kur ishte në krye të bashkisë, i cili është shumfishuar nga ky krebashkiak tani, është puno pak dhe vidh shumë.
Pjesë nga fjala e Bashes
Për këtë po mos të vjedhësh, po mos të bësh kulla, po mos të korruptosh, po mos të korruptohesh, fle gjumë. Kjo është fabula e këtyre. Këta nuk i zë gjumi për 5D. Këtë kryebashkiak nuk e zë gjumi për 5D-të, atë tjetrin nuk e zë gjumi se i ka shkuar gjysma e qeverisë dhe e parlamentit në burg apo në SPAK. Pra, definicioni i kryeministrit aktual kur ishte në krye të bashkisë, i cili është shumfishuar nga ky krebashkiak, është puno pak dhe vidh shumë. Kështu që me njerëz që kanë këtë moral dhe që janë kapur tashmë, shqiptarët e dinë, SPAK po heton miliarda euro.