“Opozita po bën gafa idioteske”, Bushati reagon ashpër: Trump s’do shqetësohet për regresin e demokracisë në Shqipëri

Shqipëria

“Opozita po bën gafa idioteske”, Bushati reagon ashpër: Trump s’do shqetësohet për regresin e demokracisë në Shqipëri

Më: 6 nëntor 2024 Në ora: 23:12
Andi Bushati

Analisti Andi Bushati deklaroi se me rikthimin e Trump në Shtëpinë e Bardhë do të fillojë një erë e neglizhencës së SHBA-ve ndaj vendeve si Shqipëria, ku demokracia bën regres.

Ndryshe nga opozita, Bushati nuk mendon se do të kemi një përfitim të madh nga rikthimi i Trump në pushtet.

“Pavarësisht se ka një lloj entuziazmi dhe shumë shpresa nga opozita vendase, unë jam skeptik lidhur me ndonjë zhvillim pozitiv që mund të ndodh në Shqipëri. Ka shumë nga PD që do mbarojë era Sorsos, ndikimi Ramës, por Trump është ardhja e një filozofie konservatore në pushtet dhe një lloj kthimi të Amerikës te izolacionizmi jo te ndërhyrja te shtetet e tjera, por të zbatimit të sovranitetit të të gjitha vendet. Në gjendjen ku është Shqipëria, që ka kaluar në autokraci, vet Trump edhe për hir të mosprespektit për vlerat demokratike, nuk do mendojë që të shqetësohet për regresin e demokracive, dhe do fillojë një erë e neglizhencës të Amerikës ndaj vendeve ku demokracia bën regres. Nuk mendoj se do kemi përfitim të madh, ndryshe nga ç’mendon opozita”, tha ai në “MCN”.

Bushati e konsideron si jo serioze dhe qesharake sjelljen e opozitës, që nisi mosbindjen civile dhe u rikthye në Parlament për të debatuar buxhetin e ri 2025.

“Kur opozita vendosi të niste mosbindjen civile, a e dinte që pas pak javësh do diskutohej buxheti? Ose janë treguar idiotë atëherë që s’e kanë ditur, ose janë idiotë tani që janë tërhequr. Të dyja bashkë s’qëndrojnë. Do bëjmë mosbindje civile, por prit se na duhet të votojmë buxhetin! Kjo e bën opozitën jo serioze dhe qesharake. E kuptoj që në kushtet e një regjimi është shumë e vështirë të bësh opozitë, por edhe të bësh gafa të tilla idioteske, humbet atë pak legjitimitet që të ka mbetur. Opozita me aq fuqi sa ka është mirë të përgatitet për zgjedhje, qeverinë teknike s’ka për ta arritur kurrë”, tha ai.

Sipas Bushatit në Shqipëri kemi të bëjmë me kalkulim drejtësie të dirigjuar. Sipas tij Rama e dirigjon dhe i thotë deri ku të shkojë SPAK-u, i cili sipas tij është një mashë që vepron me leje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat