Pogradeci është i bukur në çdo stinë, ndaj dhe është quajtur “qyteti i luleve”, “qyteti i poezisë”, por shkrirja e ngjyrave të arta në vjeshtë si mbi një telajo e bën atë të denjë të quhet edhe “qyteti i vjeshtës”.
Kryeministri Edi Rama përcolli sot foto të këtij qyteti, të cilit vjeshta i ka shtuar magjinë, teksa fton qytetarët të vizitojnë atë.
“Magjia e vjeshtës ka zbritur në Pogradec, duke ia shtuar edhe më shumë nurin qytetit të Lasgushit si një ftesë për ta vizituar e shijuar këto ditë”, shkruan Rama.
Qyteti i Liqenit, Pogradeci, është qyteti elitar i Shqipërisë, i cili vizitohet nga mijëra turistë të huaj e vendas çdo vit.