Një rast i rëndë abuzimi është zbuluar në Sheqeras të Maliqit, ku 44-vjeçari Edison Sheme prej 4 vjetësh abuzonte me një 12-vjeçare e cila sot është në moshën 16-vjeç.
Sipas informacioneve, autori është shpallur në kërkim. Ka qenë e mitura që ka denoncuar në prani të prindërve abuzimin që bënte autori, i cili ishte mik i babait të saj dhe kishin hyrje-dalje familjare.
Prej 4 vjetësh ai abuzonte dhe i bënte presion të miturës për të mos treguar asgjë. Marrëdhëniet e njëpasnjëshme kanë ndodhur në një magazinë në pronësi të autorit, ku dyshohet të ketë dhe kamera sigurie prej ku do merren filmime nga serveri.
Policia ka shpallur në kërkim autorin e identifikuar si Edison Sheme.