Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka vendosur të mos fillojë hetimet mbi çështjen e djegies së karrigeve në oborrin e Kuvendit nga 23 deputetë, pas referimit të materialeve nga Policia e Shtetit. Ngjarja u regjistrua më 30 shtator, ndërsa nga ana e policisë u mblodhën prova dhe u vendos që kallëzimi të dërgohej në SPAK. Pas verifikimeve që SPAK kreu, u arrit në përfundimin se nuk ka vepër penale, duke vendosur mosfillimin më datën 1 nëntor.
Në atë kohë, specialistët e sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, referuan materialet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngarkim të shtetasve:
Flamur Noka, 53 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Goditjet për shkak të detyrës,” parashikuar nga nenet 151 dhe 237 të Kodit Penal;
Gazment Bardhi, 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës,” parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal;
Bledion Nallbati, 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr,” parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal;
Dhurata Çupi, 51 vjeçe, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
Flamur Hoxha, 56 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
Xhelal Mziu, 57 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
Lefter Gështenja, 52 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
Agron Gjekmarkaj, 50 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
Ina Zhupa, 37 vjeçe, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
Lindita Metaliaj, 47 vjeçe, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
Dashnor Sula, 59 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
Luan Baçi, 61 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
Lodovik Hasani, 57 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
Asllan Dogjani, 57 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
Helidon Bushati, 51 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
Erisa Xhixho, 39 vjeçe, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
Sorina Koti, 40 vjeçe, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
Saimir Korreshi, 43 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
Edmond Spaho, 66 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
Kasem Mahmutaj, 62 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
Vangjel Dule, 56 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
Monika Kryemadhi, 50 vjeçe, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
Isuf Çelaj, 60 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës.”