Ngjela: Zero shanse që presidenti Trump t’i heqë non-gratën Berishës

Shqipëria

Ngjela: Zero shanse që presidenti Trump t’i heqë non-gratën Berishës

Më: 7 nëntor 2024 Në ora: 11:21
Spartak Ngjela

Avokati dhe juristi i njohur, Spartak Ngjela ka theksuar se nuk ka asnjë mundësi që presidenti i ri Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump të heqë “non-gratën” për ish-kryeministrin Sali Berisha, pasi siç theksoi ai, politika amerikane në Shqipëri është e vendosur dhe e mbështetur në parime të forta, të cilat nuk varen nga individë të caktuar.

Sipas Ngjelës, pavarësisht ardhjes në pushtet të administratës Trump, politika e SHBA-ve në Ballkan dhe Shqipëri do të mbetet e pandryshuar, duke ruajtur fokusin në luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e reformave të drejtësisë. Ai thekson se reforma në drejtësi në Shqipëri është nën mbikëqyrjen e ekspertëve amerikanë dhe ka mbështetje të fortë nga FBI, të cilët janë të angazhuar për të luftuar korrupsionin në vend.

Për Ngjelën, çdo tentativë për të ndryshuar këtë kurs përbën një kërcënim për interesat e Shteteve të Bashkuara në rajon. Drejtësia në Shqipëri, thekson ai, është e kontrolluar nga faktorë të brendshëm dhe ndërkombëtarë, dhe askush nuk mund ta kundërshtojë këtë proces të rëndësishëm.

“Nuk besoj se ardhja në pushtet e presidentit Donald Trump do të ndryshojë politikën e jashtëm në Ballkan dhe Shqipëri. Unë besoj se në Shqipëri nuk do të kemi ndonjë gjë negative nga administrata e re Trump dhe do të jemi kështu siç kemi qenë. Sa i takon zërave se presidentit Trump do të afrohet më shumë me kryeministrin Edi Rama, pasi dhëndri i tij ka shfaqur interes për të investuara në ishullin e Sazanit, projekt ky që është mbështetur nga qeveria shqiptare dhe ndërkohë në anën tjetër se administrata e re Trump do t’i heqë ‘non-gratës” ish-kryeministrit Sali Berisha, mendoj se janë dëshira dhe jo thashetheme. Dëshira e politikanëve shqiptarë është më e fortë se realiteti politik.

Akoma se keni vënë re? Janë dëshira zonjë. Gjeopolitika na favorizon neve dhe nëqoftëse një presidenti amerikan godet gjeopolitikën e rajonit që jemi ne, atëherë dëmton politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Drejtësinë në Shqipëri nuk e ka presidenti i SHBA-ve, por FBI. Dhe nuk del njeri kundër reformës në drejtësi. Gjithkush e di se Shqipëria ka vuajtur nga korrupsionin dhe ky fenomen po luftohet nga reformën në drejtësi që është votuara me 140 vota në Parlament dhe ndërkohë ajo ka ekspertizë amerikane. Shkoni në SPAK dhe shikojeni. Shteteve të Bashkuara të Amerikës e kanë seriozisht eliminimin e korrupsionit në Shqipëri”, deklaroi dje Ngjela gjatë një prononcimi për “Top Channel”.

Çfarë ka ndodhur?

Ndërkohë kujtojmë se lojtari i ruso-serbëve, Rechard Grenell fajësoi sekretarin e shtetit Antony Bliken, për të cilin la të dyshonte se nuk zotëron prova për shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Berisha. Grenell tha se në kohën kur ka qenë drejtor i inteligjencës, i ka kërkuar Blinkenit prova për akuzat ndaj Berishës por nuk ka marrë asnjë përgjigje. “Unë dhe shumë konservatorë të tjerë në Amerikë jemi shumë të shqetësuar me Blinkenin mendojmë se është i politizuar dhe është e trishtë se çfarë i ka bërë departamentit të shtetit. Ai ka thënë shumë herë që ka informacion për Berishën e që do i vendose sanksione, ne i kërkuam prova, i kërkuam DASH këto informacione, unë isha drejtor në detyrë i inteligjencës, u përfshiva shumë me informacionet në lidhje me Ballkanin dhe mendoj se ekipet e Ballkanit në Uashington ishin shumë mirënjohës. Nuk po sugjeroj që nuk ka prova por unë nuk pashë diçka të tillë dhe DASH duhet t’i përgjigjet anëtarëve të kongresit, t’i informojë në rrethana të klasifikuara nëse është kaq informacion kritik por ata nuk kanë reaguar kurrë dhe mendoj se kjo është një akuzë e rëndë”, tha Grenell pak muaj më parë në një intervistë televizive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat