Bledjon Nallbati mallkon socialistët: Mos u ngopshi dhe ju zënçin fytin, na faturuat 2 mln lekë për karriget

Shqipëria

Bledjon Nallbati mallkon socialistët: Mos u ngopshi dhe ju zënçin fytin, na faturuat 2 mln lekë për karriget

Më: 7 nëntor 2024 Në ora: 12:10
Bledjon Nallbati

Deputeti i Partisë Demokrstike, Bledjon Nallbati, deklaroi se është Edi Rama ai që i çon deputetët e PS-së në SPAK.

Nallbati akuzoi maxhorancën se ka p**rdhunuar Kushtetutën, duke iu referuar vendimit për përjashtimin e tyre nga parlamenti.

“Deputetët e PS i rrezikon Rama, jo ne, ai i çon në SPAK e në burg. Ju që keni përdhunuar Kushtetutën, iu qenkan dhimbsur shumë. Ju dhimbsen karriget, por jo lekët e inceneratorëve. Na keni faturuar nga 2 milionë për karrige dhe nuk ka problem.

Kjo nuk është pronë socialiste, ato mund t’i vidhni si të doni. Karriget ju janë dhimbsur shumë. Na i faturuat karriget 2 milionë. Problemi është se kur erdha sot gjeta prapë një karrige të vjetër. Dhe këto i vodhët, mos u ngopshi dhe ju zënshin fytin”, u shpreh Nallbati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat