Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Hungari ku është pritur nga homologu i tij Viktor Orban.
Ai do të marrë pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian ku mblidhen liderët nga e gjithë Evropa që të diskutojnë sfidat e sigurisë në Evropë në mes të luftës së vazhdueshme të Rusisë.
Temë tjetër diskutimi do të jetë konflikti në Lindjen e Mesme, emigracioni i paligjshëm, siguria ekonomike apo energjia.
BE-ja do të përfaqësohet nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe Përfaqësuesi i Lartë për Punët e Jashtme, Josep Borrell