Skandali me mbetjet toksike, Shehaj kërkon përgjigje nga ministri i Brendshëm

Shqipëria

Skandali me mbetjet toksike, Shehaj kërkon përgjigje nga ministri i Brendshëm

Më: 7 nëntor 2024 Në ora: 12:48
Agron Shehaj

Deputeti opozitar Agron Shehaj foli sërish sot në seancë plenare për çështjen e mbetjeve toksike. Shehaj ka kërkuar shpjegime zyrtare nga institucionet përgjegjëse se çfarë po bëhet me to dhe veçanërisht nga ministri i Brendshëm.

Nga ana tjetër, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha iu përgjigj deputetit duke thënë se në lidhje me informacionin e kërkuar, Prokuroria e Durrësit ka bërë njoftim publik në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, Agjencinë Doganore, Autoritetin Portual po ekzekuton urdhrin dhe së shpejti do zbresin kontejnerët në vend të sigurt.

Pjesë nga diskutimi:

Shehaj: Një anije me kontejnerë të trafikuar me mbetje toksike ndodhet në portin e Durrësit dhe ministri i Brendshëm duhet të japi përgjigje se çfarë po bëhet. Nuk u dha asnjë shpjegim. Opinioni publik do ta dije çfarë po bëhet me mbetjet, të shpjegohet, ta dinë qytetarët.

(ndërhyn Spiropali)

Shehaj: Pse ndërprisni, çfarë ju shqetëson? Ju shqetëson sepse gjysma e qeverisë është e përfshirë në këtë skandal, në trafikimin e mbetjeve toksike! Duhet të zbatoni urdhrin e Prokurorisë, çfarë po ndodh me mbetjet? Ju i keni thënë që po mundoheni, s’është e lehtë të lëvizësh 102 kontejnerë? Kur të ketë çështje tjetër do ju informojmë! Po ju nuk mendoni se duhen informuar qytetarët? Nuk ju shqetëson kjo zoti ministër? Mund të na tregoni dreqin çfarë po bëni?

Hoxha: Në lidhje me informacionin e kërkuar, Prokuroria e Durrësit ka bërë njoftim publik në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, Agjencinë Doganore, Autoritetin Portual po ekzekuton urdhrin dhe së shpejti do zbresin kontejnerët në vend të sigurt, sipas kushteve dhe çështjeve të sigurisë, në ambientet e Durrësit, siç është kërkuar nga Prokuroria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat