“Langaraq politik”/ Shalsi: Shkoni sa në një prehër politik në tjetrin! Përgjigjet Bardhi: Fshehe 1.8 mln euro në emër të gruas

Shqipëria

“Langaraq politik”/ Shalsi: Shkoni sa në një prehër politik në tjetrin! Përgjigjet Bardhi: Fshehe 1.8 mln euro në emër të gruas

Më: 7 nëntor 2024 Në ora: 14:08
Deputeti i PS Eduart Shalsi

Deputeti i PS Eduart Shalsi, në fjalimin e tij në parlament deklaroi se sot ekonomia është e konsoliduar. Shalsi tha se inflacioni është ulur. Sipas tij, papunësia është ulur në 10.5 përqind. Ai tha se Shqipëria sot është më mirë se më parë. Shalsi quajti përfaqësuesit e opozitës “langaraq politikë që shkojnë sa në njërin prehër politik në tjetrin”.

Ndërsa, kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi tha se Shalsi ka fshehur në emër të gruas 1.8 milionë euro. Bardhi u shpreh se Shalsi ka shtuar pasurinë e familjes 7-fish.

Eduart Shalsi: U humbën dy orë të rëndësishme për të folur për probleme personale. Inflacioni sot është më i ulët. Kemi konsoliduar ekonominë. Depozitat janë rritur, kreditë janë rritur, bankat janë likuide, sistemi banker është i qëndrueshëm, papunësia është 10.7 përqind, në nivelet më të ulëta në histori. Konsumi privat është i lartë, investimet e huaja janë shtuar.

Ne si qeveri vetëm rritemi. Shqipëria është shumë më mirë se ç’ka qenë. Patjetër që ka gjëra që duhen ndryshuar, por ekonomia është e konsoliduar. Indikatorët ekonomikë janë të mirë. Unë nuk jam langaraq politik. Ju shani këtu dhe në darkë kërkoni falje te oligarkët dhe thoni se na e do politika. Shkoni sa në një prehër politik tek tjetri.

Gazment Bardhi: Ti flet këtu për familjen tënde. Ti flet këtu për familjen tënde. E ka shtatë-fishuar pasurinë e familjes. Fsheh 1.8 milionë euro në emër të gruas. Sqaro mirëqenien e familjes tënde, se shqiptarët i keni harruar me kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat