Fatmir Mediu, kreu i PR-së në rubrikën “Opinion” në News24 ka kërkuar nga opozita që të lerë luftën e brendshme dhe të nisë komunikimet me administratën e re amerikane, por edhe në Kongres dhe Senatin amerikan.
Duke folur për zgjedhjet në SHBA, Mediu tha se opozita duhet të tregojë atë realitet që ndodh në Shqipëri, ashtu siç bëri me eurodeputetët në Strasburg.
“Opozita duhet të lerë luftën e brendshme dhe të nisë komunikimet me administratën e re amerikane.
Grenell është një aktor mjaft i rëndësishëm, mund të ketë një rol në administratën e Trump.
Opozita duhet të tregojë realitetin shqiptar ashtu sikundër është. Dhe kur ka një komunikim të drejtë, krijohet një partneritet i drejtë”, tha Mediu.