I kërkuar për trafik kokaine, ekstradohet drejt Gjermanisë Princ Dobroshi

Shqipëria

I kërkuar për trafik kokaine, ekstradohet drejt Gjermanisë Princ Dobroshi

Më: 7 nëntor 2024 Në ora: 16:10
Princ Dobroshi

Princ Dobroshi, nga Peja e Kosovës, është ekstraduar në Gjermani nga autoritetet shqiptare. Ai ndodhej ne Shqiperi i arrestuar prej dhjetorit 2023.

Gjykata e Hamburgut ka nxjerrë urdhër-arresti, për Princ Dobroshin pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, të kryer në bashkëpunim, si pjesëtar i një grupi kriminal.

Ndërkohë më 29 mars të këtij viti SPAK ka sekuestroi 10 llogari bankare me vlerë 133 mijë euro, Vilë në Gjirin e Lalzit, dy apartamente te Kodra e Diellit, një apartament te Liqeni i Thatë, makinë Volvo, dhe shoqërinë tregtare ‘SLAI’.

Me herët Gjykata e Lartë i ka refuzuar rekursin Princ Dobroshit i cili kundërshtonte vendimin e Apelit për ekstradimin e tij në Gjermani ku do të gjykohet për akuzën e trafikut të drogës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat