Ditën e nesërme do të bëhet shkarkimi i mbetjeve kimike të anijes “Moliva”, pas disa ditëve të qëndrimit në radën portuale në Durrës, pas vendimit për sekuestrim nga ana e Prokurorisë.
Vendimi për shkarkimin është marrë pas gjetjeve, që do të administrohen nga organet e rendit dhe Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.
Nuk dihet vendi i shkarkimit të mbetjeve, por siç raportohet bëhet fjalë për vendqëndrim larg zonave të banuara.
Transporti i tyre do të bëhet nën masa të rrepta sigurie.
Kujtojmë se 2 anije me mbetje ishin nisur në prill dhe korrik drejt Tajlandës dhe Kinës, por ato u kthyen pas ngritjes së alarmit nga organizatat ndërkombëtare, se në to ndodheshin mbetje të rrezikshme dhe po bëhej eksport i paligjshëm.