E ftuar mbrëmjen e sotme në studion e lajmeve në "Ora News", në një lidhje të drejpërdrejtë në "Skype", ishte psikologia Sonila Jaupbashi, për të folur për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, krim pasioni në Korçë.
E pyetur se cilat janë disa nga shkaqet psikologjike që mund të çojnë një individ në të tilla akte dhune, ajo tha:
"Është e disata herë që marrim lajme kaq të hidhura për jetën e grave. Edhe pse po shkojmë në 2025 femrën e trajtojmë si një objekt, si një pronë dhe që nuk mund të largohet pa pëlqimin tonë. Krimet e pasionit, që janë krime monstruoze, bëhen nën trysninë e një efekti shumë të madh psikologjik, rëndese shumë të madhe emocionale, nga ato persona që kanë një sërë problematikash me veten e tyre. Çrregullimet e personalitetit si ai kufitar ose probleme të tjera të varësisë, qoftë emocionale ose ndaj substancave të tjera janë motivues dhe tregues që një person mund të kryejë një krim pasioni.
Duke qenë sa më aktuale me këtë probematikë, kam pasur një problematikë ditët e fundit, e një vajze që po kërkon të divorcohet dhe bashkëshorti e kishte kërcënuar me jetë nëse e ndante. Këto probleme janë përditë me femrat shqiptare", u shpreh psikologia.
Ngjarja e rëndë në Korçë:
Plagosja me thikë që u regjistruar në vendin e njohur si “Trekëndëshi” në qytetin e Korçës është një krim pasioni.
Policia ka sqaruar se Manderina Çela është goditur me thikë nga ish-partneri i saj 41-vjeçar.
Ilir Çami ka qenë edhe më parë i arrestuar për përndjekje të Çelës, ndërsa historia mes tyre ka përfunduar me plagosjen e kësaj të marte.