Rama: Privilegj të mirëpresim mbledhjen e radhës të Komunitetit Politik Europian në Tiranë

Shqipëria

Rama: Privilegj të mirëpresim mbledhjen e radhës të Komunitetit Politik Europian në Tiranë

Më: 7 nëntor 2024 Në ora: 18:52
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama e konsideroi sot privilegj faktin se takimi i ardhshëm i Komunitetit Politik Europian do të zhvillohet në Tiranë.

Në një deklaratë të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orbán, pas takimit të Komunitetit Politik Europian, kryeministri Rama vlerësoi mbledhjen e sotme të Komunitetit Politik Europian në Budapest, ku sipas tij “është mbledhur gjithë Europa në një vend”.

“Ka qenë një ditë shumë e veçantë sepse ky është një kryeqytet mjaft i bukur dhe kemi pasur edhe shansin për ta shijuar edhe bashkëbisedimet me kryeministrin kanë qenë veçanërisht shumë speciale.

Po ashtu ta shohësh edhe të gjithë Europën që të mblidhet në këtë vend”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se “do të jetë një privilegj mjaft i madh për të punuar si ekip për ta bërë takimin e ardhshëm në Tiranë po kaq të suksesshëm sa ky”.

“Më duhet t’ju them që deri shumë vite më parë ky bashkëbisedim me BE-në ishte i paimagjinueshëm.

Ka një sërë arsyesh dhe natyrisht Vladimir Putini është një prej tyre sepse zgjoi fort BE-në, por më duhet të them se në këtë forum së bashku me atë çfarë po ndodh edhe me Komisionin Evropian, Planin e ri të Rritjes dhe integrimin gradual, është gjithçka shumë inkurajuese”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat