​Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë uron Donald Trump

Shqipëria

​Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë uron Donald Trump

Më: 7 nëntor 2024 Në ora: 20:07
​Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) ka përgëzuar Donald Trump për fitoren në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.

Në deklaratë, KASH po ashtu përgëzon popullin amerikan për një tjetër shembull të shkëlqyer të ushtrimit të demokracisë, që frymëzon botën dhe rikujton vlerat e lirisë dhe drejtësisë.

“KASH mbetet i bindur se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vijojnë të thellohen mbi bazën e vlerave tona të përbashkëta dhe interesave strategjike për zhvillim dhe siguri, si aleatë në NATO.

Besojmë se mbështetja e SHBA-së për Shqipërinë, Kosovën dhe gjithë shqiptarët do të forcohet më tej, duke kontribuar në përpjekjet për paqe, stabilitet dhe zhvillim të qëndrueshëm dhe të ardhmen e gjithë rajonin tonë”, thuhet në deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat