Kuvendi miratoi sot me 71 vota pro, dy kundër dhe asnjë abstenim Buxhetin Faktik të vitit 2023.
Po ashtu, Kuvendi miratoi me 72 vota pro, asnjë abstenim dhe 1 votë kundër, disa ndryshime në vendimin “Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit”.
Sipas këtij vendimi, deputeti Erion Meka u caktua anëtar në komisionin e Ligjeve, deputetja Teuta Ramaj anëtare në komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, deputetja Flutura Açka anëtare në komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.
Po ashtu, Kuvendi miratoi edhe projekvendimin “Për një ndryshim në vendimin ‘Për caktimin e anëtarëve zëvendësues së Komisioneve të Përhershme të Kuvendit'”.
Sipas këtij vendimi, deputeti Erion Meka u caktua anëtar zëvendësues në komisionin për Punën Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.