“21 Janarin duan t’ia faturojnë Saimir Tahirit”, Berisha: Le ta hetojnë 100 herë…

Shqipëria

“21 Janarin duan t’ia faturojnë Saimir Tahirit”, Berisha: Le ta hetojnë 100 herë…

Më: 8 nëntor 2024 Në ora: 00:08
Ish-kreyministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha tha në lidhje direkte nga arresti i shtëpisë për  “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania se çështja e 21-janarit, mund të hetohet dhe të stërhetohet 100 herë.

Sipas tij autori i vërtetë i asaj ngjarje është Edi Rama, ndonëse me rihapjen e saj, sipas ish-kryeministrit po tentohet që përgjegjësia ti lihet Saimir Tahirit.

“Autori i vërtetë i 21 janarit është Edi Rama, tani përpiqen t’ia veshin Saimir Tahirit. Deklaratat publike të Edi Ramës dhe platforma e tij si dhe deklaratat e departamentit të shtetit në atëkohë që kërkon të hetohen organizatorët dhe autorët, gjë të cilën SKAP-istët nuk e bëjnë dot kurrë.

Kjo është një çështje në të cilën u përpoqën me dhunë të merrnin pushtetin. Ka deklarata shumë serioze në të cilat thuhet se kishin qëllime të tjera politike e të tjera me radhë. Ta hetojnë dhe stërhetojnë 100 herë”,-tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat