Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për sot

Më: 8 nëntor 2024 Në ora: 07:19
Ilustrim

Shqipëria pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare. Prezencë e mjegullë së dendura nga orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes kryesisht në zonat luginore.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi hera-herës deri në 8m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -1 deri 15°C

në zonat e ulëta -1 deri 22°C

në zonat bregdetare 7 deri 22°C

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat