​Rama: Shqipëria merr stafetën e mikpritësit të Komunitetit Politik Europian

Shqipëria

​Rama: Shqipëria merr stafetën e mikpritësit të Komunitetit Politik Europian

Më: 8 nëntor 2024 Në ora: 09:35
Edi Rama mori pjesë një ditë më parë në Budapest, Hungari, në takimin e pestë të Komunitetit politik Europian

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mori pjesë një ditë më parë në Budapest, Hungari, në takimin e pestë të Komunitetit politik Europian, së bashku me 47 kryetarë shtetesh e qeverish nga e gjithë Evropa.

Liderët pjesëmarrës diskutuan mbi sfidat e sigurisë me të cilat përballet Evropa, në seancën plenare, e cila u pasua nga katër sesione kryesore mbi temat e migracionit dhe sigurisë ekonomike.

Kryeministri Rama ndau foto nga takimet e mbajtura, teksa Shqipëria sipas Ramës mori stafetën e mikpritësit të Komunitetit Politik Evropian në gjysmën e parë të 2025.

“Fotoalbumi i një tjetër dite domethënëse të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, ku vendi ynë mori stafetën e mikpritësit të Komunitetit Politik Europian në gjysmën e parë të 2025”, u shpreh Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat