Nën masa të rrepta sigurie, 7 emigrantët ilegalë dërgohen drejt kampit të Gjadrit

Shqipëria

Nën masa të rrepta sigurie, 7 emigrantët ilegalë dërgohen drejt kampit të Gjadrit

Më: 8 nëntor 2024 Në ora: 19:20
Foto nga vendi i ngjarjes

Shtatë emigrantët e sjellë mëngjesin e sotëm në Lezhë kanë nisur të transportohen drejt kampit të Gjadrit mbrëmjen e sotme.

Ata janë shoqëruar nën masa të rrepta sigurie, nën kontrollin e autoriteteve italiane, por edhe atyre shqiptare.

Mëngjesin e sotëm 8 emigrantë të jashtëligjshëm mbërritën në Shqipëri, por një prej tyre do të kthehet drejt Italisë.

Arsyet për kthimin e tij nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa pritet që në vijim emigrantë të tjerë të mbërrijnë në territorin shqiptar në kuadër të marrëveshjes Shqipëri-Itali për procedimin e refugjatëve ilegalë të kapur në ujërat italianë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat