Premtimet politike dhe ekonomia/ Xhepa: Klasa politike ka përgjegjësi të krijojë aspirata për shoqërinë

Shqipëria

Premtimet politike dhe ekonomia/ Xhepa: Klasa politike ka përgjegjësi të krijojë aspirata për shoqërinë

Më: 8 nëntor 2024 Në ora: 20:26
Selami Xhepa

Profesori i njohur i ekonomisë Selami Xhepa, i ftuar në emisionin “Sheshi i Dollarit” analizoi situatën socio-ekonomike në Shqipëri, si dhe rolin që luan politika.

Ai tha se vendi ka patur probleme të natyrës politike dhe kjo ka ndikuar edhe tek fatet e ekonomisë së vendit.

Sipas tij, klasa politike në Shqipëri, ka përgjegjësinë që premtimet t’i kthejë në zbatime konkrete dhe t’u shërbejë nevojave të komunitetit.

Sipas Xhepës, Shqipëria duhet të shtojë potencialet e veta dhe të krijojë kushtet, që individët të gjejnë veten në tregun e punës.

“Shqipëria ka probleme të natyrës politike, që i rri varur fateve të ekonomisë dhe shoqërisë. Ne duhet të krijojmë një shoqëri, ku individët e saj të gjejnë mundësi të zhvillojnë aspirate e tyre dhe fëmijëve të tyre”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat