Elbasani mbulohet nga tymi, prej disa orësh fusha e mbetjeve të inceneratorit, në flakë! Dyshohet se…

Shqipëria

Elbasani mbulohet nga tymi, prej disa orësh fusha e mbetjeve të inceneratorit, në flakë! Dyshohet se…

Më: 9 nëntor 2024 Në ora: 08:33
Elbasani

Që prej orës 05.00 të mëngjesit të kësaj fundjave fusha e mbetjeve tek inceneratori i Elbasanit është përfshirë nga flakët të cilat janë përhapur në një pjesë të madhe të saj.

Shtëllunga gjigande e tymit dhe era e keqe e shkaktuar nga djegia e mbeturinave është përhapur në të gjithë lagjen periferike të qytetit të Elbasanit.

Kjo duke u kthyer në një rrezik serioz për shëndetin e banorëve në zonën përreth e cila është një zonë mjaft e populluar.

Vatra e zjarrit e shkaktuar në fushën e grumbullimit të plehrave pranë incineratorit të Elbasanit është mjaft aktive prej disa orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat