Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, përmes një postimi në Facebook kujton ngjarjen e shembjes së Murit të Berlinit, teksa ju bën thirrje të gjithë shqiptarëve të bashkohen për mbrojtjen e vlerave, lirisë dhe shtetit ligjor.
‘Të shembim njëherë e përgjithmonë Narkoshtetin sorosist, "murin" që na ndan sot nga Europa e Bashkuar!'- shkruan Blushi.
Mesazhi i tij:
"Në 35-vjetorin e shembjes së Murit të Berlinit, është koha të bashkohemi për të mbrojtur vlerat e lirisë, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor, të demokracisë dhe shtetit ligjor, për të shembur njëherë e përgjithmonë Narkoshtetin sorosist, "murin" që na ndan sot nga Europa e Bashkuar!".