Persona të paidentifikuar godasin mjetin e punimeve gjatë natës në Sarandë, policia nis hetimet

Shqipëria

Persona të paidentifikuar godasin mjetin e punimeve gjatë natës në Sarandë, policia nis hetimet

Më: 9 nëntor 2024 Në ora: 12:35
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një incident ka nodhur gjatë natës në kantierin e punimeve në infrastrukturën e qytetit të Sarandës. Siç raportohet disa persona të paidentifikuar kanë sulmuar një mjet pune.

Gjithashtu ata kanë kanë përdorur tuba hekuri dhe gurë për të shkatërruar mjetin që po kryente punime për llogari të infrastrukturës rrugore.

Po ashtu mjeti ka pësuar dëmtime të rënda, jo vetëm në xhama, por edhe në sistemin e tij të punës.

Ndërkohë pronarët janë shprehur se nuk kanë konflikte me asnjë person. Megjithatë policia ka nisur hetimet për të identifikuar autorët. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat