Shuhet zjarri masiv në fushën e mbetjeve urbane në Elbasan, dyshohet se ka rënë nga një shkëndijë….

Shqipëria

Shuhet zjarri masiv në fushën e mbetjeve urbane në Elbasan, dyshohet se ka rënë nga një shkëndijë….

Më: 9 nëntor 2024 Në ora: 14:10
Foto ilustrim

Mëngjesin e sotëm, ka rënë zjarr në pikën për grumbullimin e mbetjeve, në fshatin Katund i Ri.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ndërkohë që shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur neutralizimin dhe shuarjen e zjarrit.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë nga një shkëndijë e krijuar si pasojë e përbërjes së mbetjeve.

Grupi hetimor vijon të punën për të përcaktuar shkakun e saktë të rënies së zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat