Veliaj me të rinjtë e Akademisë Politike të PS: Një njeri që bën një punë të mirë, lë një emër, jo vetëm për veten, por për të gjithë komunitetin

Shqipëria

Veliaj me të rinjtë e Akademisë Politike të PS: Një njeri që bën një punë të mirë, lë një emër, jo vetëm për veten, por për të gjithë komunitetin

Më: 9 nëntor 2024 Në ora: 14:41
Foto nga takimi

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte i ftuar në një takim nga Akademia Politike e Partisë Socialiste, ku iu përgjigj interesit të të rinjve në lidhje me suksesin dhe transformimin e kryeqytetit shqiptar përgjatë këtyre viteve.

Ai ndau me të pranishmit edhe mbresat e vizitës së tij në Aleksandri, duke marrë shkas nga fakti se Tirana dhe Aleksandria do të ndajnë titullin Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025.

“Tirana dhe Aleksandria do të jenë Kryeqytetet Mesdhetare të Kulturës dhe Dialogut për vitin 2025, një vendim i marrë nga Unioni i Mesdheut, nga ministrat e Jashtëm të mbi 40 vendeve të Mesdheut”, tha ai.

Sipas tij, puna dhe reputacioni që gjithsecili lë pas, është kontribut dhe vlerë e shtuar edhe për komunitetin dhe vendin që përfaqëson.

“Një njeri që bën një punë të mirë, që lë një gjurmë, që lë një emër, që lë reputacion, e bën këtë jo vetëm për veten, por për të gjithë komunitetin dhe popullin që përfaqëson. Ti mund të jesh patriot kudo, mund të jesh i dobishëm për vendin tënd kudo, dhe kur mendoj se për 200 vjet, kolonia shqiptare në Aleksandri botonte një gazetë, libra, i dhanë Shqipërisë nga distanca të gjithë kontributin e tyre. Ndaj, fakti që disa prej jush, edhe fizikisht keni ardhur në Shqipëri, vërtet ma bën zemrën mal”, theksoi Veliaj.

Ai shtoi gjithashtu se puna me njerëzit është një ndër punët më sfiduese dhe më të bukura dhe frymëzuese, për t’i dhënë formë një realiteti transformues në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat