I pyetur nëse beson se do të hiqet “non grata” për kreun e PD-së Sali Berisha, nënkryetari dhe deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi mendon se do të ketë ndikime të forta ardhja e Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë.
“E kam dëgjuar z. Grenell që ka thënë që nuk ekzistonte një dosje atëherë. E dyta, e dimë shumë mirë që kjo histori lidhet me një politikë specifike. Askush nuk ka më dyshime për historinë e McGonigal dhe Ramës. Së pari, ne kemi një rikthim historik që nuk donin ta linin të kandidonte, donin ta dënonin, gjithë mediat kundër dhe si përfundim fitoi. Kurse në Shqipëri instrumenti përdoret për të nxjerrë kundërshtarin politik që të rrezikon, për ta futur në burg. Në informacionin më të mirë, ajo dosje është bosh, maksimumi ka tituj gazetash. Është në dorën e Presidentit, por fut në kuadratë shumë nga këta instrumente ekstrapolitikë që kanë ndikim gjigand në Shqipëri. Në këtë histori jamë e sigurt se do ketë ndikime të forta. Të shohim se çfarë do të ndodhë më tutje”, tha Bylykbashi.
Ai foli dhe për çeljen e grupkapitujve të parë në negociatat me BE duke theksuar se janë penguar 10 vjet transformim.
“Çelja e negociatave është një lajm i jashtëzakonshëm për shqiptarët dhe Shqipërinë sepse na hap perspektiva të mëdha. Çelja e negociatave tani është lajm jo i mirë sepse duhet të ishin hapur 10 vjet më para. Kemi penguar 10 vjet transformim. Në këto 10 vjet kemi një personazh”, tha ai.
Sipas Bylykbashit, në 2025 ikën Rama dhe hapet një histori tjetër. “Rama ta çojë në 2027 nuk ndodh kjo. Në grupin e tij parlamentar nuk gjen dot ministra të pandyrë nga korrupsioni për t’i çuar aty.
Në situatën që e ka lënë Rama Shqipërinë, në një gropë të frikshme është një trajektore të vështirë, por deri atëherë mund të ndodhin gjëra të jashtëzakonshme.
Ne po shkojmë drejt mbledhjes së të gjitha forcave opozitare bashkë”, tha nënkryetari i PD.