Tentoi të vriste me thikë ish-partneren/ Korçë, gjykata lë në burg 41-vjeçarin

Shqipëria

Tentoi të vriste me thikë ish-partneren/ Korçë, gjykata lë në burg 41-vjeçarin

Më: 10 nëntor 2024 Në ora: 10:07
Ilir Çami

Gjykata e Korçës ka lënë në burg 41-vjeçarin, i cili tentoi të vriste me thikë ish-partneren e tij. Prokuroria kërkoi masën e sigurisë arrest me burg për Ilir Çamin, mbi te cilin rëndon akuza e vrasjes së mbetur në tentativë, kërkesë që u pranua nga gjykata.

Gjatë seancës për vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë, Çami ka treguar pendesë për veprimin.

Ai ka pohuar se shkak i konfliktit me Mandarina Çela ishte një borxh prej 5 milionë lekë që ajo nuk pranonte t’ja kthente.

Ilir Çami goditi me thikë paraditen e të mërkurës Mandarina Çelën, në afërsi të Spitalit të Korçës. 46-vjeçarja kishte goditje me thike në qafë dhe në dorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat