Sëmundjet seksuale/ Mjekët: Rritet përhapja e sifilizit tek të rinjtë

Shqipëria

Sëmundjet seksuale/ Mjekët: Rritet përhapja e sifilizit tek të rinjtë

Më: 10 nëntor 2024 Në ora: 11:53
Foto ilustrim

Disa nga sëmundjet Seksualisht të Transmetueshme, jane perhapur edhe me shume vitet e fundit ne Shqiperi, kryesisht tek te rinjte. Sipas mjekëve, rastet me sifiliz janë 4-fishuar pas pandemisë.

“Nga viti në vit 2022-2024 kemi një rritje shumë të madhe të rasteve, sidomos me sifiliz që duhet të tërheqë vëmendjen e autoriteteve të ISHP. Vjet nga 116 raste të reja me HIV të diagnostikuar me HIV, mbi 28 raste prej tyre ishin me Sifiliz, mbi 15%. Këto pacient shumica prej tyre djemë të  rinj, meshkuj që kryejnë marrëdhënie me meshkujt”, tha mjeku infeksionistë Arjan Harxhi.

Sipas bluzave të bardha, perhapja me madhe vjen per shkak te marredhenieve seksusale te pambrojtura tek adoleshentet dhe nga ulja e moshes se aktivitetit seksual per ta.

“Deputimi i hershëm seksual, marredhëniet kazuale të pambrojtura, partner të rastësishëm, janë kryesorë që çojn në shtimin e sëmundjeve SST”.

Ne shumicen e familjeve shqiptare ende mbetet tabu biseda prindër-fëmijë për mardhëniet seksuale dhe menyrat e mbrojtjes.

“Ende s’kemi fol për këto tema, djalin e kam 9 vjeç”.

Edhe në shkolla trajtimi i këtyre temave nuk ka ndryshuar shumë.

“Kam dëgjuar në shkollë për SST nga mësueset më shumë. Nuk di pwr metodat e mbrojtjes nga SST”.

“Me prindërit nuk mbaj mend të kemi folur konkretisht për këtë gjë”.

“Sigurisht tek ne temat  që lidhen me intimitetin është e vështirë për tu trajtuar, sepse një pjesë e madhe e jona e kemi krijuar të plotë procesin e formimit brenda shtëpisë, brenda familjes dhe vazhdojme jetojme me prindër dhe kemi qenë edhe jemi të ndikuar nga botëkuptimi i prindërve tanë dhe ndaj është e vështirë që tema të tilla të trajtohen”, tha sociologia Entela Binjaku.

Ekspertët rekomandojnë qe per keto tema te punohet me shume me adoleshentët si në familje, dhe në institucionet e edukimit.

“Duhet të rishohim strategjitë tona të edukimit seksual tek të rinjtë qoftë në ambientet e shkollës por, edhe ekstrakulikulare duke futur metodat e reja inovative siç është metodat sociale, ku siç përdoren për të shtuar sjelljet e rrezikshme seksuale, duhet të shfrytëzohen po këto metoda për ti mbrojtur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat